Ministri kosovar rrëfen se si qante kur nuk e zgjonin për syfyr

21:23 | 06 May 2019

Pacolli thotë se qante shumë kur nuk e zgjonin për syfyr.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka treguar një ngjarje interesante të jetës së tij gjatë kohës sa ai ka qenë fëmijë.

Ai si një njeri që agjëron ka thënë se kur ka qenë fëmijë dhe familja e tij nuk e ka zgjuar për të ngrënë syfyr ai thotë se ka qenë i hidhëruar. Thotë se ka qarë për shkak se prindërit e tij nuk e kanë zgjuar për syfyr.

“Kur kam qenë i vogël, prindërit në kuptimin që kam qenë i vogël nuk më zgjonin [për të ngrënë syfyr v.j] atëherë kam qenë i hidhëruar dhe kam qarë”, ka thënë Pacolli për Klan Kosovën

Komento: