Ministri Krasniqi letër Bërnabiqit: Eja të diskutojmë modelin e Këshillit Kombëtar të Pakicave

11:01 | 18 February 2023

Ministri i Kurtit letër Bërnabiqit: Eja të diskutojmë modelin e Këshillit Kombëtar të Pakicave.

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Kransiqi ka bërë të ditur se i ka dërguar një letër kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, përmes të cilës i ka kërkuar një takim për të diskutuar për çështjen e pakicave.

Krasniqi thotë se një ftesë e tij për Bërnabiq vjen pas deklaratës së kësaj të fundit se “Serbia është vend model për garantimin e lirive dhe të drejtave të pakicave”.

Ministri kosovar thotë se bazuar në këtë deklaratë po i kërkon një takim të tillë kryeministres serbe në të cilin mund të diskutojnë për modelin e Këshillit Kombëtar të Pakicave që ekziston në Serbi.

Njoftimi i plotë:

Letër dhe ftesë për Kryeministren e Serbisë, Ana Brnabić.

Javë më parë, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabić, deklaroi se Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Nisur nga kjo deklaratë e kam ftuar Kryeministren Brnabić në takim për të diskutuar për një model të tillë për pakicat në Kosovë dhe në veçanti për pakicën serbe.

Komento: