Ministri Krasniqi: Qeveria synon rritjen e punësimit për komunitetet joshumicë

17:32 | 01 Qershor 2022

Krasniqi: Qeveria synon rritjen e punësimit për komunitetet joshumicë.

Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka vendosur që ta themelojë mekanizmi për punësimin e komuniteteve joshumicë; Ashkali, Egjiptiam dhe Rom.

Kështu ka deklaruar ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Përtej premtimeve elektorale dhe fushatës zgjedhore, përmirësimi i kushteteve të pjesëtarëve nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom është detyrë e imja e përditshme dhe mision i imi i përhershëm”, ka shkruar ai ndër tjerash në Facebook.

Me këtë vendim, sipas tij ekzekutivi e synon rritjen e punësimit për komunitet joshumicë.

Të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë janë kushtetuese dhe mbrohen përmes mekanizmave shtetërorë.

Gjatë së mërkurës, Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti e ka zhvilluar mbledhjen e 81’t.

Komento: