Ministri Krasniqi raporton në Komisionin e Mbikëqyrjes së Financave Publike

08:16 | 19 Shtator 2023
ministri-krasniqi-raporton-ne-komisionin-e-mbikeqyrjes-se-financave-publike

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, sot do të mbajë mbledhje, në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit lokal, për vitin 2022 e ku i ftuar është Elbert Krasniqi, ministër i MAPL-së.

Në këtë mbledhje do të bëhet edhe shqyrtimi i Raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022, ku i ftuar është Bordi i ZRRE-së

Po ashtu sot bëhet edhe shqyrtimi i Raportit të Punës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për sesionin pranveror 2023 dhe shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Punës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, për sesionin vjeshtor 2023.

Komento: