Ministri kroat i Shëndetësisë thotë se lënduarit janë në duar të sigurta.
Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka publikuar një fotografi nga spitali rajonal i Slavonski Brod ku shihet edhe Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Gëzim Kasapolli.
Përmes një publikimi në ‘Tëitter’, ka siguruar familjet e të lënduarve nga aksidenti i sotëm se të lëndaurit janë në duar të sigurta dhe se afër tyre po u qëndron edhe ambasadori Kasapolli.
“Ne mendojmë për familjet e atyre që u humbën jetën dhe u lënduan në aksidentin e trafikut afër Slavonski Brod. Personalisht mund të konfirmoj se të lënduarit janë në duar të sigurta dhe po u qëndron pranë ambasadori i Kosovës dhe një përkthyes, për t’i lehtësuar këto momente të vështira”, ka shkruar ai.
Nga aksidenti i sotëm tragjik kanë humbur jetën 10 persona ndërsa janë lënduar mbi 40 të tjerë.
Në mesin të atyre që humbën jetën ishte edhe njëri prej shoferëve të kompanisë ‘Deva Tours’.