Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shetet.
Ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliq Radman, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë ta pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur, gjatë fjalimit të tij në Forumin e Dubrovnikut të shtunën.
Radman u shpreh se Kroacia është aktive në dërgimin e mesazhit për pesë shtetet mosnjohëse të Bashkimit Evropian, duke theksuar se është shumë e rëndësishme të njihet pavarësia e Kosovës nga e gjithë BE-ja.
“Ne jemi aktivë në dërgimin e mesazhit në pesë shtetet mosnjohëse. E theksoj që të bëhen hapa konkretë për ta njohur pavarësinë e Kosovës si BE. Apeloj edhe te Serbia ta bëjë të njëjtën gjë, pasi është realitet”, ka thënë ministri i Jashtëm kroat.
Radman përsëriti se Kroacia përkrah integrimin evropian, anëtarësimin në NATO e liberalizimin e vizave për Kosovën.