Ministri Kuçi thotë se është kundër ndërtimit të hidrocentralev

13:26 | 23 October 2020

Ministrii i Ekonomisë raporton në Komisionin hetimor, thotë se është kundër ndërtimit të hidrocentraleve.

Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Kosovë, ka intervistuar ministrin e Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçin.

Kuçi tha se në mandatin e tij ka lëshuar vetëm një leje ujore dhe dy mjedisore që është kusht për ndërtimin e hidrocentralit.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, pyeti në lidhje me kompanitë që kanë aplikuar për të marrë leje për ndërtimin e hidrocentraleve dhe ato që janë në procedurë.

“A keni një pasqyrë te saktë sa kompani kanë aplikuar për hidrocentrale për re marrë leje dhe cilat janë procedurat për tu pajisur me leje këto hidrocentrale. A ka një analizë për impaktin e këtyre hidrocentraleve”, pyeti Avdyli.
Ndërsa ministri Kuçi shpejgoi në detaje se cilat janë procedurat për të ndërtuar një hidrocentral.

“Procedura shkon merret një pëlqim nga komuna dhe ZRrE. Ato janë procedura jashtë ministrisë sonë. Mandej fillon marrja e pëlqimeve dhe leje. Marrja e pëlqimit mjedisor bëhet nga ne dhe kjo bëhet pas dorëzimit të raportit mjedisor”.

“Mbështetja ligjore bëhet bazuar në ligjin e mjedisit dhe në udhëzim për pëlqim mjedisor. Marrja e kushteve ligjore bëhet pastaj. Dokumenti i tretë është pëlqimi ujor dhe dokumenti i katërt është leja ndërtimor, që lëshohet nga komuna nëse është nën 10 megava, ndërsa nëse është mbi 10 megava atëherë leja jepet nga ne”.

“Këto janë bazat për ta ndërtuar një hidrocentral dhe pas kësaj operatori ekonomik aplikon për leje ujore dhe pastaj jepet leja e përdorimit, ku pas kësaj jepet leja mjedisore”, u përgjigj Kuçi, teksa tha se me këto kushte, operatori ekonomik përfundon procedurat me ministrinë e Ekonomisë që pastaj bëhet aplikimi me ZRrE.

“Leje ujore janë lëshuar deri sot 22. Leje ujore është lëshuar në Dragash me kapacitet 4 megavat është lëshuar në vitin 2020, në Shtërpcë është lëshuar leja ujore me 2020, gjatë mandatit tim. Leje ujore tjera që kanë të bëjnë. Leje mjedisore ka vetëm Hidro Energy Shpk. Ferizaj, Lepenci”, tha Kuçi.

Ai tha se duhet t’i jepet përparësi energjisë së ripërtërishme, duke shtura se vizion e ka të mosvazhdohet më ndërtimin e hidrocentraleve, raporton EO.

Deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli pyeti Kuçin për gjendjen ujore në ato vende që operojnë hidrocentralet.

“Cila është gjendja sasiore e ujërave sidomos në ato vende që operojnë hidrocentralet”, pyeti ai.

Kuçi tha se për këtë nuk kanë bërë ndonjë studim, pasi sipas tij, matjet ujore i bëjnë Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

“Në procesin e kësaj procedurë shqyrtohet edhe gjendja ujore. Ne kemi një strategji për vitin 2019-2026, ku sot nuk kemi ndonjë studim apo të dhëna reale sa i përket gjendjes ujore, por që këto i bën IHMK-ja”, tha Kuçi.

Komento: