Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, në përpjekje për t’u faktorizuar, po merr në dorë edhe punët që nuk i takojnë.
Ai përmes një reagimi ka tentuar të marr rolin e ministrit të Punëve të Jashtme.
Në vend se të merret me infrastrukturën në vend për çka edhe është i thirrur, ministrie që udhëhiqet nga Lekaj ka dërguar një reagim në lidhjke me një deklarat të ministrit të jashtëm serb Ivica Daçiq, shkruan ORAinfo.
Ky është reagimi i plotë të ministrit Lekaj që u është dërguar mediave nga zyra për Informim e Ministrisë së Infrastrukturës
“Udhëheqja e Serbisë si domate e serrave!
Avazi i “patriotizimit” të udhëheqjes së Serbisë vazhdon të jetë i njejti, fjalë shumë e duke i futur hundët në secilën punë të secilit vend sovran të rajonit, e punët e veta si mos më keq, janë damkosur si domatja e serrave, janë bërë (edhe më shumë) të gërditshëm.
Shteti i dollarit, monedhë që Daçiq shkruan ëndrra mbi të, Amerika bashkë me UÇK-n, ka kohë që ia kanë shuar këto ëndrra, ëndërrimtarit Daçiq e shokut të tij Vuçiq. Kosova është sovrane, si në Jug si në Veri dhe ma nuk ka vend për Serbinë”, thuhet në reagimin e ministrit Lekaj.