Ministri Likaj: Nuk shpenzoj për dreka-darka, as telefon

09:46 | 31 Gusht 2020

Likaj: Shpenzimet e kabinetit tim janë minimale – nuk shpenzoj për dreka-darka, as telefon.

Ministri i Arsimit, Ramë Likaj, ka thënë se është tejet i kujdesshëm me shpenzimin e parasë publike.

Ai në Sytë 7 është shprehur se edhe sa s’ka qenë në pozitën e ministrit ka treguar kujdes.

“Dy vjet kam qenë këshilltar i ish ministrit Arsim Bajrami dhe këshilltar i jashtëm në Qeverinë Haradinaj. Për tre vjet kam bërë zero shpenzime, shërbyer në mënyrë vullnetare”, është shprehur Likaj, njofton Klan Kosova.

“Edhe sot e kësaj dite shpenzimet i kam pothuajse zero. Nuk kam marrë kartelë bankare. Shpenzimet e kabinetit tim janë minimale. Jashtë agjendës zyrtare e përdori veturën time personale. Nuk shpenzoj për dreka-darka, as për telefon”.

Komento: