Ministri Lumir Abdixhiku ka një kërkesë për shoferët në trafik

08:28 | 05 Shkurt 2020

Pas reshjeve të borës gjatë mbrëmjes, ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se janë duke u pastruar rrugët dhe ka urdhëruar kompanitë që të punojnë gjithë natën.

Në ditën e parë të punës si ministër, Abdixhiku apeloi për kujdes në vozitje.

Ja postimi i plotë:

Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.

Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara.

Komento: