Ministri Maqedonci i pranishëm në hapjen e bazës së NATO’s në Kuçovë

11:03 | 04 Mars 2024
ministri-maqedonci-i-pranishem-ne-hapjen-e-bazes-se-nato’s-ne-kucove

Ka filluar ceremonia e hapjes zyrtare të bazës ajrore të NATO’s në Kuçovë të Shqipërisë.

Në pamjet e publikuara shihet edhe ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci.

Për këtë ka shkruar në rrjetin social X edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Tutje ajo tha se me hapjen e kësaj baze, forcohet prezenca e paktit të atlantikut të veriut në rajonin tonë, dhe kjo forcon edhe sigurinë.

“Hapja e Bazës Ajrore Taktike të NATO-s në Kuçovë, Shqipëri, shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e pranisë së Aleancës në Ballkanin Perëndimor, duke kontribuar në rritjen e sigurisë në rajonin tonë dhe më gjerë. Ku ka NATO, ka paqe dhe stabilitet!”, ka shkruar Osmani.

Po ashtu sipas njoftimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pritet të fluturojnë edhe dronët Bayraktar në qiellin e Shqipërisë./Lajmi.net.

Komento: