Ministri Maqedonci në Katar takoi zv.kryeministrin Al Attiyah, biseduan për bashkëpunimin mes dy vendeve

20:38 | 30 October 2024
ministri-maqedonci-ne-katar-takoi-zv.kryeministrin-al-attiyah,-biseduan-per-bashkepunimin-mes-dy-vendeve

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Ejup Maqedonci, ka takuar në Doha të Katarit zv.kryeministrin njëkohësisht ministër për Çështjet e Mbrojtjes, Khalid bin Mohammed Al Attiyah. Takimi është zhvilluar në kuadër të vizitës së Maqedoncit në Katar.

Nga Katari raportohet se gjatë takimit u bisedua për tema me interes të përbashkët.

“Ata diskutuan gjithashtu marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet dy palëve dhe mënyrat për t’i përmirësuar dhe zhvilluar ato. Në takim morën pjesë zyrtarë të lartë dhe zyrtarë të të dyja palëve”.

Komento: