Ministri Maqedonci takoi homologun Coaker, Kosova dhe Britania e Madhe për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

12:55 | 07 Maj 2026
ministri-maqedonci-takoi-homologun-coaker,-kosova-dhe-britania-e-madhe-per-thellimin-e-bashkepunimit-ne-fushen-e-mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Turqi ka takuar ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretërisë së Bashkuar, Lord Vernon Coaker.

Maqedonci në një postim në Facebook bën të ditur se homologut britanik i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme dhe rolin e rëndësishëm që Mbretëria e Bashkuar ka luajtur përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes së Kosovës.

Komento: