Ministri Mehaj pas dënimit të Salih Mustafës: Kjo Gjykatë është e padrejtë

13:24 | 16 December 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka reaguar për dënimit të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) me 26 vjet burgim, nga Gjykata Speciale.

Në konferencën tradicionale të fundvitit, Mehaj ka thënë se Specialja është gjykatë e padrejtë ndërsa Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbrojti popoullin dhe truallin e saj.

“Gjykata është e padrejtë, pabazament, UÇK është një prej ushtrive më të përsosura, më të organizuara për mbrojtjen shtëpisë, familjeve dhe truallit vet. Prej këndit profesional por edhe personal është e fabrikuar nga Serbia dhe miqtë e tyre. Besoj në drejtësi dhe do të merren hapa të duhur edhe për mbështetje nga qeveria dhe partnerët e tjerë”, deklaroi Mehaj.

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me dënim unik prej 26 vjetsh burgim.

Ky është aktvendimi i parë i këtij institucioni lidhur me hetimet për krime lufte në Kosovë, shtatë vjet pasi u themelua.

Komento: