Ministri Mehaj po merr pjesë në ceremoninë ushtarake amerikane “AUSA 2021”

10:44 | 12 Tetor 2021

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bashkë me gjeneralin Rrahman Ramaj po marrin pjesë në ceremoninë ushtarake amerikane “AUSA 2021”.

Dy ushtarakët kosovarë sot nga afër do të njihen me produktet e ekspozitës ushtarake dhe shumë prezantime të tjera të zhvillimit profesional të ofruara nga liderë ushtarak të Ushtrisë Amerikane.

“Vizitën në SHBA e fillova me pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Vjetore të Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (The Association of the United States Army ) – “AUSA 2021” e cila do të mbahet nga sot deri më 13 Tetor në Washington.

Së bashku me gjeneral Ramën, të ftuar zyrtarisht nga presidenti i AUSA-së, gjeneral Carter F. Ham, sot do të kemi mundësinë të njihemi me produktet e ekspozitës ushtarake dhe shumë prezantime të tjera të zhvillimit profesional të ofruara nga liderë ushtarak të Ushtrisë Amerikane dhe të Departamentin Amerikan të Mbrojtjes.

Gjithashtu gjatë ditës së nesërme do të kemi mundësi të shkëlqyeshme për të takuar autoritete dhe njoftuar nga afër me kompanitë ekspozuese dhe prezantimin e programit të Shitjeve Ushtarake të Huaja (Foreign Military Sales) me të cilin program operojmë edhe ne në partneritet me SHBA-në” shkruan Mehaj në njoftim.

Komento: