Mehaj shërbehet me çaj gjatë bisedës telefonike me ministrin turk të mbrojtjes.
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin turk të mbrojtjes, Hulusi Akar.
Ajo që ka rënë në sy në fotografinë që Mehaj e ka publikuar në Tëitter për ta ilustruar njoftimin e tij, është edhe një gotë klasike e çajit, me të cilin duket se është shërbyer gjatë bisedës me homologun turk,.
Me të, Mehaj ka thënë se ka biseduar për situatën aktuale në rajon dhe bashkëpunimin bilateral me Turqinë.
“… si anëtare e NATO-s, (Turqia) është prej partnereve më të rëndësishme në proceset tona zhvillimore”, ka shkruar ministri Mehaj.