Ministri i Financave Punës dhe Transfereve është deklaruar sot lidhur me pagat e shtatorit për grevistët.
Ministri Murati ka thënë se sa i përket pagve për grevistët do të zbatojnë ligjin përkatës.
“Do ta zbatojmë ligjin sa i përket pagave për grevistët”, ka thënë shkurt Murati.
SBASHK gjatë ditës së djeshme i kanë dhënë ultimatum Qeverisë që të ekzekutojë sot pagat për muajin shtator për mësimdhënësit të cilët kanë qenë pjesë e grevës, në të kundërtën kanë paralajmëruar se mund të kthehen sërish në grevë.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, (SBAShK), Rrahman Jasharaj dje ka thënë për mediat se nëse nuk procedohen pagat deri me 5 tetor, mund të kthehen sërish në grevë.
Nga Qeveria edhe gjatë ditës së djeshme kanë përsëritur sërish se nuk do të ketë kompensim në paga për grevistët.