Ministri Murati: Është përmirësuar bilanci tregtar

13:00 | 09 Tetor 2022

Ministri Murati thotë se është përmirësuar bilanci tregtar.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është përmirësuar raporti eksport-import i mallrave.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se në vitin 2019 ky raport ishte 1:9, ndërsa sot është 1:6.
Murati thotë se ky “hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë”.

Ministri Murati ka renditur të gjitha masat mbështetëse që janë marrë deri tani:

120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.
50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore.
15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.
10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve.
Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.
Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore
Postimi i plotë:

Në vitin 2019, raporti eksport:import i mallërave ishte 📊1:9.

Pra për çdo euro që mirrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.

Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 📊1:6.

Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë.

Komento: