Ministri Murati sqaron se pagat u ekzekutuan si paradhënie për zëvëndësimin e orëve sipas orarit të ri

17:28 | 07 October 2022

Murati: Pagat u ekzekutuan si paradhënie për zëvëndësimin e orëve sipas orarit të ri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar pas ekzekutimit të pagave për mësimdhënësit grevistë. Murati ka thënë se vendimi për ekzekutim është bërë pas konfirmimit të listave nga komunat.

Ai ka thënë se mjetet financiare janë dhënë në cilësinë e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit të miratuar nga MASHT.

“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri mësimit, të miratuar nga MASHTI”, ka shkruar Murati.

Komento: