Ministri Murati tregon kur dalin pagat sipas koeficientit të ri

11:28 | 01 Shkurt 2023

Murati tregon kur dalin pagat sipas koeficientit të ri.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha pas mbledhjes së Qeverisë se në fund të muajit shkurt do të dalin pagat e reja, të caktuara sipas koeficientit të ri në ligjin e pagave, të miratuar sot në mbledhjen e Ekzekutivit.

Murati tha në një konferencë për media se beson që dy leximet do të miratohen shpejt në Kuvend.

“Me miratimin e këtij plotësim-ndryshimi të ligjit të buxhetit mund të procedojmë që në fund të muajit shkurt pagat të dalin sipas ligjit të ri”, tha Murati.

Komento: