Mustafa takoi virtualisht përfaqësuesit e prodhimit të mishit të zogut.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Besian Mustafa në një takim online me përfaqësuesit e prodhuesve të mishit të shpezëve ka diskutuar për gjendjen e këtij sektori dhe sfidat me të cilat ata përballen në veprimtaritë e tyre.
“Angazhimi im është që çdo sektor i bujqësisë ta ketë përkrahjen tonë, për të siguruar që secila veprimtari e juaja të fuqizohet edhe më tej, pavarësisht situatës së krijuar në vend”, ka thënë Mustafa.
Ai i ka njoftuar ata me programet mbështetëse të subvencioneve dhe granteve.
Gjithashtu, ka theksuar se do të vazhdojë të jetë afër prodhuesve vendor për t’i tejkaluar së bashku të gjitha sfidat me të cilat ata përballen.