Nitaj takim me menaxhmentin e Telekom-it: Gjendja vazhdon të mbetet e vështirë.
Ministri në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Muharrem Nitaj ka pritur në takim menaxhmentin e Telekom-it.Gjatë takimit ministri Nitaj është njoftuar me gjendjen në Telekom, ku u tha se përkundër se kjo ndërmarrje ka filluar të punojë me fitime, gjendja vazhdon të mbetet e vështirë, pasi një pjesë e të hyrave duhet të paguhen çdo muaj ndaj Dardafon-it, si pjesë e shlyerjes së borxhit.
Pp ashtu, ministri Nitaj u njoftua se stabiliteti i punës së Telekom-it mund të dëmtohet nga teknologjia e vjetër me të cilën operon dhe mungesa e mirëmbajtjes së kësaj teknike.
Lajm pozitiv është se pas një kohe të gjatë, Telekomi ka filluar të operojë me fitime.
Në takim u kërkua shikimi i mundësisë së riprogramit të borxheve që Telekom-i ka ndaj Dradafon-it dhe ndërmarrjeve tjera, dhe uljes së shpenzimeve që Telekom-i të funksionojë si një ndërmarrje profitabile.