Ministri Peci dhe kryetari Latifi hapin zyrtarisht “Hardh Fest” me prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit

13:25 | 06 Shtator 2024
ministri-peci-dhe-kryetari-latifi-hapin-zyrtarisht-“hardh-fest”-me-prerjen-ceremoniale-te-kalaveshit-te-rrushit

Ka nisur të premten festivali tradicional i vjeljes së rrushit në Rahovec “Hardh Fest”.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, së bashku me kryetarin e komunës së Rahovecit, Smaj Latifi, dhe zyrtarë të tjerë, kanë bërë prerjen ceremoniale të kalaveshit të rrushit në kuadër të këtij festivali.

Pas këtij aktiviteti do të mbahet edhe ceremonia e hapjes së festës së vjeljes së rrushit, ku do të bëhen adresimet zyrtare.

Festivali mbahet me 6, 7 dhe 8 shtator, ku do të ketë aktivitete të ndryshme, përfshirë edhe koncerte ku do të përforcojnë këngëtar të njohur shqiptarë./EO/

Komento: