Ministri Peci shkarkon këshilltarin që u dënua për falsifikim të votave

11:49 | 22 February 2023

Peci shkarkon këshilltarin e tij pasi u shpall fajtor për falsifikim votash.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka shkarkuar këshilltarin e tij, Enis Osmanin.

Kjo pasi Osmani e ka pranuar fajësinë për akuzën e falsifikimit e rezultateve të votimit. Ai është dënuar me 1 mijë e 500 euro.

Këtë e ka kofnirmuar vetë Peci gjatë një konference për media.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Peci, të mërkurën.

Osmani është shpallur fajtor për këtë vepër të cilën e ka kryer në vitin 2017.

Komento: