Ministri Peci te Kroi i Vitakut, synon rindërtimin e shtëpisë së pasardhësve që ua dogji pushteti okupues

14:45 | 29 Prill 2023

Ministri Faton Peci te Kroi i Vitakut, synon rindërtimin e shtëpisë së pasardhësve që ua dogji pushteti okupues.

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shkuar sot tek Kroi i Vitakut në Mitrovicë.

Nga atje ka publikuar një fotografi, që thotë të jetë shkrepur “pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës”.

Ai tregon se si në mars të 1999-ës urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por thotë se do ta ndërtojë atë.

Postimi i tij:

Në Kroin e Vitakut në Mitrovicë, pranë truallit të shtëpisë së gjyshit tim Asllan Asllanit, afër shtëpisë së rrënuar të Profesor Latif Berishës.

Në Mars 99, urdhërzbatuesit e okupatorit dogjën dhe rrafshuan çdo gjë, por trollin s’mund ta marrin me vete. Shtëpinë sërish do ta ndërtojmë!

Komento: