Për shkak të shumë parregullsife, festivali ‘Beer and Wine fest’ është mbyllur më herët.
Këtë herë, festivali i birrës dhe verës, i cili mbahet në Prishtinë është mbyllur më herët se sa që ishte planifikuar. Kjo mbyllje e detyrueshme, ndodhi për shkak që inspektorati i MTI-së, gjeti disa parregullsi. Në këtë edicion kishte rrahje, e po ashtu nga shitësit u shërbyen pijet alkoolike edhe për 14-vjeçarët, raporton T7
U shënuan disa rrahje në “Beer and Ëine Festival”. Pos grushteve, gjatë festivalit të birrës dhe verës në Prishtinë, u përdorën edhe mjetet e mprehta.
Megjithatë, “Beer and Ëine Festival” vazhdoi për tri ditë me radhë.
Por, për këtë ngjarje pati shumë ankesa nga qytetarët.
Bile, këto ankesa të banorëve të Prishtinës vunë në lëvizje Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.
Ministri Endrit Shala thotë se gjatë inspektimit hasen në shumë parregullsi.
E, pasi panë problemet në festivalin e birrës, MTI vendosi të mbyllë këtë aktivitet.
Një ditë pas vendimit për ndërprerjen e festivalit, gjithçka duket qetë.
Aty shihen pije të ndryshme alkoolike, të cilat kanë mund të përfundojnë në dorën e të miturve.
Kjo pasi, gjatë netëve të kaluara, pije alkoolike iu shërbyen edhe 14 vjeçarëve.
Organizatorët e Beer and Ëine Festival kanë qenë të paqasshëm gjatë ditës.
Me gjithë insistimin e T7, as pronarët e bizneseve pjesëmarrëse në festivalin e birrës nuk u prononcuan për vendimin e Ministrisë.