Ministri Reçica mbështet qytetarët dhe bizneset me pajisje të nevojshme

13:19 | 24 November 2020

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, sot bashkë me përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së në Kosovë, znj. Maria Suokko, kanë takuar disa nga punëkërkuesit, të cilëve edhe u janë ndarë pajisjet e nevojshme për të filluar punën në bizneset e tyre, si përfitues të Programit të Vetëpunësimit për të riatdhesuarit që është shpallur këtë vit.

Lidhur me këtë, ministri Reçica, ka thënë se, është shumë i lumtur që në këtë kohë të vështirë të përballjes me pandeminë COVID-19 dhe vështirësitë që ka sjellë në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve kjo, ne arritëm t’i mbështesim me qindra qytetarë për tu bërë pjesë e tregut të punës me anë të bizneseve të tyre.

“Ne si Ministri e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), në bashkëpunim me partnerin tonë, Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Kosovë, këtë vit nëpërmjet Fazës së parë të Programit të Vetëpunësimit kemi përkrahur 136 punëkërkues në hapjen e bizneseve të tyre ndërkaq pak ditë më parë shpallëm edhe fazën e dytë të Programit të vetëpunësimit ku do të mbështeten edhe shumë punëkërkues të tjerë të riatdhesuar në Kosovë, ka thënë ministri Reçica.

Gjithashtu, ministri i MPMS, Skender Reçica, ka thënë se, krahas Programit të Vetëpunësimit, ne po mbështesim në punësim afatgjatë punëkërkuesit edhe nëpërmjet Programit të Subvencionimit të Pagës, në bashkëpunim edhe me bizneset, si përpjekje për të ndihmuar si punëkërkuesit po ashtu edhe bizneset në vend.

Komento: