Ministri Rifat Latifi i nënshtrohet një operacioni, Ministria tregon gjendjen e tij

09:10 | 10 Qershor 2022

Ministri i Shëndetësise, Rifat Latifi i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik nga apendiciti apo siç njihet ndryshe “zorra qorre”.

Lajmin e ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë në orët e para të mëngjesit, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas MSh’së, gjendja e Latifit është stabile.

“Ministria e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, njofton opinion publik se gjendja shëndetësore e Ministrit të Shëndetësisë, Dr. Rifat Latifi është stabile. Ministri Latifi i është nënshktruar një intervenimi kirurgjik, nga apendiciti”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Komento: