Ministri Savola: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO para Suedisë

18:25 | 18 Shkurt 2023

Ministri i Mbrojtjes: Finlanda mund të anëtarësohet në NATO para Suedisë.

Ministri i Mbrojtjes i Finlandës, Mikko Savola, tha më 18 shkurt se vendi i tij do t’i bashkohet NATO-s pa e pritur Suedinë, nëse pranimi i fqinjit nordik pengohet nga qeveria turke.

Ai i tha Associated Press se Finlanda do të preferonte që të dy vendet t’i bashkoheshin Aleancës së bashku, por nuk do ta pengonte procesin nëse Turqia vendos ta ratifikojë kërkesën për Finlandën, por jo edhe për Suedinë, ashtu siç ka paralajmëruar.

“Jo, jo. Pastaj ne do të bashkohemi”, tha Savola në një intervistë në margjinat e një konference të sigurisë në Mynih.

Parlamentet e të 30 anëtarëve të aleancës ushtarake duhet të ratifikojnë zyrtarisht kërkesën e Finlandës dhe Suedisë përpara se ato të pranohen në Aleancë. Turqia dhe Hungaria janë dy anëtarët e vetëm të NATO-s që nuk e kanë bërë këtë.

Komento: