Ministri Selimi: Kosova rrezikon në arbitrazh me IuteCredit

11:46 | 28 Tetor 2020

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi në një konferencë për media ka bërë të ditur dy rastet që Kosova i ka fituar kohëve të fundit në arbitrazh.

Ndonëse ka thënë që Kosova deri më tani nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh sipas Selimit rrezikohet humbja e 300 milionë eurove.

“Kosova nuk e ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që rrezikohet që të humb 300 milionë euro. Së fundmi janë fituar dy raste. Kosova ka të rrezikuara në arbitrazh rreth 300 milionë euro. Çështja e IuteCredit është në rrezik, ne jemi të përgatitur që të mbrojmë në arbitrazhe dhe të fitojmë këto raste”, ka thënë Selimi.

Komento: