Ministri Selimi thotë se s’ka krisje në koalicionin me LDK-në

21:16 | 30 Tetor 2020

Kohëve të fundit kemi parë përplasje mes zyrtarëve të AAK-së dhe të LDK-së.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi thotë se nuk ka krisje të partneritetit qeverisës me LDK’në. Ai thotë se ka vetëm debat dhe diskutime për çështje të ndryshme.

Sipas Selimit sa i përket dialogut AAK ka paraqitë shqetësimin për mundësinë e rrëshqitjes në dialog teknik, ndërsa për postin e presidentit nuk voton asnjë kandidat tjetër përveç Haradinajt.

“Çdo mospajtim që e kemi pas e kemi thënë edhe publikisht, sepse ne si Aleancë mendojmë se edhe publiku duhet të jetë pjesë e këtij debati dhe diskutimi’, tha Selimi në emisionin ‘Argument Plus” në RTV21.

Komento: