Aleksandër Vulin thotë se BE duhet ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit.
Ministri serb i Mbrojtjes ka thënë sot se i takon bashkësisë ndërkombëtare të tregojë se është partner i besueshëm dhe të bëjë gjithçka që marrëveshjet e Brukselit të zbatohen.
Vulin ka theksuar se nuk duhet lejuar Kosovën që të përcaktojë çfarë duhet zbatuar e çfarë jo.
“Nëse shqiptarëve u lejohet të gjykojnë vetë se çfarë duhet zbatojnë e çfarë jo, dhe lejohen të fantazojnë dhe punojnë për krijimin e ‘Shqipërisë së Madhe’, çdo bisedim do të jetë e vështirë, madje marrëveshja do jetë e pamundur”, ka deklaruar Vulin, transmeton lajmi.
Ai ka theksuar se zyrtarët serbë i kanë besuar fjalëve të Bashkimit Evropian dhe kjo është arsye pse janë nënshkruar marrëveshjet.
“Tani iu takon atyre të tregojnë se ata janë parnter i besueshëm dhe se gjithçka do zbatohet”.
Tutje, Vulin ka theksuar se BE duhet të reagojë nëse marrëveshjet nuk zbatohen, duke iu referuar liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili ka thënë se marrëveshja e Asociacionit të komunave serbe, është temë e ‘vdekur’.
Sipas tij, Kurti ka dëshmuar edhe një herë se marrëveshjet nuk do të zbatohen asnjëherë nga institucionet e Kosovës.