Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka takuar sot sekretarin amerikan Mike Pompeo, ku kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.
Gjatë bisedës së mbajtur në Brazil në ceremoninë e inaugurimit të presidentit, Jair Bolsonaro, Daçiq e ka njoftuar Pompeon për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.
Kryediplomati serb e ka ftuar sekretarin amerikan për vizitë zyrtare në Serbi.
Ndryshe, Kosova dhe Serbia tashmë pritet të hyn në fazën finale të dialogut.
Edhe kreu i shtetit amerikan ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të arrijnë sa më parë marrëveshje përfundimtare, ku ka ftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe atë serb Aleksandër Vuçiq në shtëpinë e bardhë për të kremtuar.