Ministri serb i kundërpërgjigjet Haradinajt: Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë

23:21 | 02 March 2019

Nebojsha Stefanoviq thotë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë.

Reagimet e para kanë ardhur nga Serbia për deklaratën e Haradinajt për veriun e vendit.

Gjatë ditës së sotme, Haradinaj deklaroi në Deçan se FSK-ja nuk ka pse ta sulmojë Veriun, pasi që sipas tij edhe ajo pjesë i përket Kosovës, raporton lajmi.net.

Sipas tij, nëse rrezikohet territori i vendit, Ushtria e Kosovës do të jetë aty.

E ndaj së njëjtës deklaratë ka reaguar ministri i Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq.

Madje ai duke folur në një diskurs më të ashpër, ka thënë se Serbia do të jetë aty nëse serbët e Kosovës kanë nevojë.

“As Vuçiq dhe asnjëri prej nesh nuk u frikësua nga kërcënimi i Haradinajt. I bëj thirrje mos të flasë për dhunë apo veprime kundër serbëve në Kosovë, sepse do të dijmë sit ë përgjigjemi”, ka thënë Stefanoviq.

E deklarata e sotme Haradinajt ishte si përgjigje ndaj atyre të presidentit serb, Aleksander Vuçiq.

Komento: