Ministri serb kërcënon: Në Kosovë duhet dërguar 1000 ushtarë e policë serbë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri serb kërcënon: Në Kosovë duhet dërguar 1000 ushtarë e policë serbë

11:47 | 22 Shkurt 2019

Kosova e tëra e Serbisë, duhet dërguar 1000 ushtarë e policë serbë në të.

Kështu ka thënë ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë Nenad Popoviq.

Sipas tij, kurrë në asnjë organ, kufizimi ose ndarja e Kosovës nuk është përcaktuar si politikë shtetërore, ka deklaruar.
“Kjo nuk është e vërtetë. Kufizimi kurrë nuk është përcaktuar si politikë shtetërore ndaj Kosovës, ne e kemi Kushtetutën që duhet ta respektojmë si dhe e kemi Rezolutën 1244”, ka thënë Popoviq, transmeton Koha net.

Ai ka shtuar se është ekskluzivisht për respektimin e Kushtetutës dhe të preambulës së saj që thotë se e gjithë Kosova është Serbi.

Popoviq ka thënë se angazhohet për zgjidhje kompromisi dhe se mendimi i tij është që Kosovës duhet dhënë autonominë më të madhe të mundshme, por në kuadër të Kushtetutës së Serbisë dhe Rezolutës 1244.

Ai ka theksuar se kryetari i Rusisë Vladimir Putin ka përkujtuar se Serbia sipas Rezolutës 1244 ka të drejtë që në Kosovë t’i ketë 1000 ushtarë e policë dhe se nga kjo nuk duhet hequr dorë.

Komento: