Ministri serb: SHBA duhet të përfshihet në dialog – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri serb: SHBA duhet të përfshihet në dialog

19:08 | 23 Dhjetor 2018

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë temë kyqe për të dyja shtetet.

Ministri i Inovacionit dhe Zhvillimit Teknologjik, Nenad Popoviq ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të duhej të kryhet në kuadër të OKB-së, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Kinës.

Kështu ka thënë ai për mediat serbe, disa ditë pasi SHBA ka deklaruar dhe ka bërë thirrje për zyrtarët e Kosovës dhe Serbisë që dialogu të vazhdojë dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse sa më parë.

“Këto lëvizje të Prishtinës, si dhe mungesa e reagimit të BE-së, varros marrëveshjen e Brukselit. Tani, ne kemi nevojë për një format të ri të dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës, i cili, në vend të përkujdesjes së BE-së, duhet të kryhet në kuadrin e OKB-së, me ndërmjetësimin e SHBA-së, Rusisë dhe Kinës” theksoi ai.

Duke thënë se Rusia është e gatshme të përfshihet në këtë dialog dhe duke potencuar se dialogu nuk duhet të jetë më në kuadër të BE-së, ministri serb ka pranuar që në këtë dialog duhet të përfshihet edhe SHBA, përkundër që deri vonë ata e kanë quajtur si të pa pranueshëm një gjë të tillë.

Komento: