Ministri serb: “Shqipërisë së Madhe” duhet të parandalohet nga BE-ja dhe SHBA-ja

09:05 | 31 December 2018

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin ka thënë se BE dhe SHBA mund të parandalojnë përhapjen e “Shqipërisë së Madhe”.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara – të gjithë ata që e kanë njohur Kosovën mund të parandalojnë përhapjen e “Shqipërisë së Madhe”, “të keqen e madhe që do të ndez të gjithë rajonin dhe gjithë Ballkanin”.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin për Tv Most.

“Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse ata janë shqiptarë nga Kosova apo shqiptarë nga Shqipëria, gjithmonë kanë pasur një politikë “Shqipëria e Madhe”, gjithmonë kanë menduar në të njëjtën mënyrë siç është formuluar në Tiranë dhe natyrisht si është mundësuar Tiranës nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre, por kjo tani është krijuar fizikisht do të thotë “Shqipëria e Madhe”, tha Vulin.

Ai thekson se në vitin 1998, gjithashtu ishte kufiri i hapur në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Komento: