Ministri i serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin thotë se Shqipëria e Madhe tashmë është krijuar.
Në një intervistë për portalin “Veçernje Novosti”, ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin thotë se “Shqipëria e Madhe” nuk ekziston akoma gjeografikisht por sipas tij politikisht është e pranishme.
“Shqipëria e Madhe është krijuar tashmë. Çështja mbetet sa pjesë nga vendet e tjera do të përfshihen. Me hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO, të gjithë Shqiptarët, përjashtuar dy bashki të Serbisë, do të jetojnë në një zonë sigurie unike dhe në një hapësirë politike të NATO-s. Jetët e të gjithë shqiptarëve do të drejtohen nga Tirana”, transmeton Gazeta Shqiptare deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Aleksnadar Vulin, dhënë “Novostit”.
Në rastin e ndarjes së Kosovës, Vulin tha se kjo çështje duhet të vendoset me referendum.
I pyetur nëse shumë serbë mund të mbeten në Kosovën e pavarur, Vulin tha, “Nuk e kam vizituar kufirin, vetëm dua të ndahem nga shqiptarët e Kosovës. Mendoj që ndarja është zgjidhja më e mirë. Nëse ne ndahemi nga shqiptarët, pas marrëveshjes, do të jemi më të aftë për të ndihmuar serbët që jetojnë në territor me maxhorancën shqiptare, sesa kemi sot për të ndihmua ata në territoret me maxhorancë serbe në Kosovë. Sa më shpejt ne i lëmë shqiptarët, aq më shpejt do të fillojmë të jetojmë. Nëse nuk e duam këtë, atëherë fat të mbarë gjithë Kosovës së pavarur”, tha Vulin.