Ministri sllovak nuk e mbështetë formimin e ushtrisë, reagon Hoxhaj – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Ministri sllovak nuk e mbështetë formimin e ushtrisë, reagon Hoxhaj

16:42 | 11 Dhjetor 2018

Transformimi i FSK-së në Forcat e Armatosura,është duke i penguar disa shtetve.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj qëndrimeve të shteteve mosnjohëse të BE-së lidhur me transformimin e FSK-së në Forcat e Armatosura.

Në një postim në Twitter ka thënë se shqetësimi kryesor i këtyre vendeve duhet të jetë njohja e Kosovës dhe jo vendimmarrja e një shteti sovran sikurse është Kosova.

“Shtetet anëtare të BE-së që janë duke vonuar padrejtësisht njohjen e pavarësisë së Kosovës janë duke kontribuar në destabilizim të rajonit. Ato nuk duhet të brengosen me punët dhe vendimet e brendshme të Kosovës. Mosnjohja është problemi, jo ushtrimi i sovranitetit nga ana e Kosovës”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Reagimi i zëvendëskryeministrit, njëherësh zëvendëskryetar i PDK-së erdhi pas deklaratave të forta të ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, i cili deklaroi se Kosova nuk e ka mbështetjen e aleatëve për formimin e ushtrisë.

“Pozicioni i BE-së është i qartë që ushtria të bëhet në koordinim me institucionet dhe Kushtetutën, ata kanë thënë se duhet edhe mbështetje ndërkombëtare, gjë të cilën momentalisht nuk e ka Kosova”, ka thënë ministri i jashtëm sllovak”

Komento: