Sveçla: Autori i sulmit në Shtërpcë do të dënohet me ligj.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar ndaj incidentit në Shtërpcë, ku mbetën të plagosur dy pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë.
Sveçla tha se ky sulm është i papranueshëm dhe do të dënohet me ligj.
“Sulmi ndaj dy qytetarëve të Kosovës në Shtërpcë është i papranueshëm dhe do të dënohet plotësisht me ligj. Policia ka ndërmarrë veprime të shpejta dhe ka arrestuar autorin”, shkroi Sveçla në Twitter.
“Ne jemi të përkushtuar që të ruajmë sundimin e ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës”, tha ai tutje.
Policia e Kosovës ka arrestuar A.K., 33 vjeçar, si të dyshuar për sulmin.