Ministri Sveçla deklarohet për djegejen e Qendrës për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Potok: Akt me elemente terroriste

10:53 | 25 September 2021

Digjet Qendra për Regjistrim të Automjeteve në Zubin Potok, sulmohet ajo në Zveçan, Sveçla: Akt me elemente terroriste

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, ka thënë se nga një akt kriminal me elemente terroriste është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve në Zubin Potok, raporton Gazeta Express.

Sveçla ka shkruar se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, teksa ka informata se është sulmaur edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan.

“Sot ora 01:00 pas mesnate, nga një akt kriminal me elemente terroriste të shkaktuar nga persona të dyshimtë është djegur Qendra e Regjistrimit të Automjeteve e cila gjendet në objektin e komunës në Zubin Potok. Policia e Kosovës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe së shpejti do të kemi më shumë informata. Po ashtu, është sulmuar edhe Qendra e Regjistrimit Civil në Zveçan ku dyshohet edhe për një mjet shpërthyes”, ka shkruar ai.

Tutje Ministrit Sveçla ka thënë se këto veprime tregojnë se çfarë do të ndodhte në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak nëse nuk do të kishte prani të forcave speciale.

Komento: