Ministri Sveçla falënderon deputetët që votuan pro Ligjit për Paga dhe për Zyrtarë Publik

21:32 | 09 Dhjetor 2022

Sveçla falënderon deputetët që votuan pro Ligjit për Paga dhe për Zyrtarë Publik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka falënderuar të gjithë deputetët për votën pro në lexim të parë për Ligjin për Zyrtarë Publik dhe Ligjin për Paga.

Ai, gjithashtu falënderoi zyrtarët, specialistët e shërbyesit civil që punuan dhe komentuan këto dy projektligje që sipas tij janë të ndërvarura me njëra – tjetrën.

“Është pritje e imja dhe besoj e çdo zyrtari publik që të njëjtat të votohen edhe në lexim të dytë brenda këtij viti”, shkroi Sveçla.

Kujtojmë se sot në lexim të parë Ligji për Paga mori 68 vota pro, ndërsa Ligji për Zyrtarë Publik kaloi me 61 vota.

Komento: