Ministri Sveçla jep detaje të reja të sulmit terrorist më 24 shtator

12:50 | 23 Dhjetor 2023
ministri-svecla-jep-detaje-te-reja-te-sulmit-terrorist-me-24-shtator

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje lidhur me sulmin terrorist të një grupi të serbëve më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit.

Ai ka treguar edhe për rrugën që është përdorur nga grupi terrorist.

Ministri i Punëve të Brendshme përmes disa fotografive ka treguar edhe vendin ku është plagosur polici Afrim Bunjaku, i cili më pas ka ndërruar jetë, shkruan telegrafi.

Ministri Sveçla tha se grupi terrorist me anë të një droni kishin monitoruar Policinë e Kosovës.

Komento: