Ministri Sveçla: Sot mbërrin në Kosovë grupi i tretë me 139 shtetas afganë

12:33 | 31 Gusht 2021

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka nxjerrë vendim për mbrojtje të përkohshme të shtetasve afganë të cilët kanë ndihmuar SHBA-në.

Ai ka thënë se tashmë kanë mbërritur dy grupe të shtetasve afganë. I fundit sipas tij ka qenë mbrëmë pas mesnatës ku 113 shtetas afganë, bashkëpunëtorë të NATO-s së bashku me familjarë të tyre kanë ardhur dhe janë proceduar sipas ligjeve të Kosovës dhe janë akomoduar në ish-kampin e Bechtel Enkas.

Sveçla ka thënë se sot do të vijnë 139 shtetas tjerë afganë me një fluturim të ri dhe të njëjtit do të akomodohen në të njëjtin kamp.

Ai ka thënë se deri tash nuk ka asnjë shtetas afganë të infektuar me COVID-19.

“Është bërë regjistrimi i tyre në databazat e Policisë së kufirit dhe do të vazhdojmë në trajtimin e tyre bazuar në ligjet e Kosovës”, ka thënë ai.

Komento: