Ministri Sveçla tregon arsyen pse serbët lokalë vendosën barrikadat

13:48 | 11 December 2022

Sveçla tregon arsyen pse serbët lokalë vendosën barrikadat.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se mbrëmjen e 10 dhjetorit janë ngritur gjashtë barrikada në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok. Ai tha se pikëkalimet kufitare Jarinje dhe Bërnjak janë ende të mbyllura për arsye sigurie.

Sipas tij, barrikadat janë vendosur pas arrestimit të ish-polici i PK-së, Dejan Pantiq, me arsye, siç tha ai, pengimin që Pantiq të dërgohej në jug, pas caktimit të masës së ndalimit prej 48-orësh.

Ai tha gjithashtu se mbrëmjen e 10 dhjetorit është shkëmbyer zjarr afër digës së Ujmanit.

“Në disa lokacione janë hedhur shok-bomba, ndërsa njësitet policore kanë shkëmbyer zjarr me disa grupe kriminale pas një sërë sulmesh të organizuara nga këto grupe, pranë digës së liqenit të Ujmanit. Pas shkëmbimit të zjarrit situata është vënë nën kontroll dhe është nën vëzhgim shtesë”.

Komento: