Ministri Vitia falënderon mjekët për kontributin e tyre në kohën e pandemisë

21:49 | 26 Prill 2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë Arben Vitia me falënderim për stafin mjekësor.

Vitia ka përshëndetur kontributin e madh që po japin mjekët në Kosovë në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri.

Ai në një status në Facebook shkruan se me punën e tyre, mjekët po mbrojnë jetën, shëndetin he vendin tonë, transmeton lajmi.

Postimi i plotë:

Edhe sot, si çdo ditë tjetër gjatë këtyre muajve të vështirë, punëtorët shëndetësorë, infektologë, epidemiologë, mikrobiologë, mjek familjarë, farmacistë klinikë, infermierë e laborantë, sanitarët, vozitësit e gjithë stafi mbështetës së bashku me vullnetarët tanë të mrekullueshëm, vijuan betejën e pashembullt në mbrojtje të jetës dhe shëndetit.

Emrat e tyre nuk janë të njohur për publikun e gjerë, por janë të skalitur për çdonjërin që i lehtësohen vështirësitë shëndetësore. Në vështirësi të mëdha, pa orar por vigjilentë, pa gjumë por të kthjellët, larg vëmendjes deri në madhështi.

Po e mbroni jetën, shëndetin dhe vendin!

Mirënjohje dhe respekt për çdonjërin!

Komento: