Ministri Vitia jep këtë premtim për qytetarët e Malishevës

12:15 | 09 Prill 2020

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia u ka premtuar qytetarëve të Malishevës se nuk do t’u mungojë asnjë masë mbrojtëse ndaj Covid-19.

Kryeministri në detyrë i Qeverisës së Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrat Arben Vitia dhe Emilija Rexhepi, kanë vizituar sot Komunën e Malishevës, ku janë pritur nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtori i shëndetësisë Liridon Hoti dhe zv/komandanti i stacionit policor në Malishevë, Zenel Halitaj.

Qëllim i vizitës ishte njoftimi me situatën me pandeminë COVID-19 në Komunën e Malishevës.

Ministri i Ministrisë së Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se në javët e para kanë pasur probleme me furnizime, por tani janë stabilizuar dhe Malishevës nuk do ti mungoj asgjë, sa i përket furnizimeve me mjete mbrojtëse për sektorin e shëndetësisë.

“Malisheva është në top prioritet për Ministrinë e Shëndetësisë dhe të gjitha veprimet do të koordinohen me komunën për marrjen e masave shtesë, përfshi edhe zvogëlimin e lëvizjes”, tha ministri Vitia.

Ai gjithashtu bëri thirrje dhe lutje për qytetarët në tërë vendin, që ti zbatojnë këshillat për kujdes, pasi kjo është arma e vetme e luftimit të COVID-19.

“Virusi është i paparashikueshëm, prandaj kujdesi dhe mbajtja e distancës, është e vetmja mënyrë për ta luftuar”, tha Vitia.

Komento: