
Vitia mbledh kryetarët e komunave, diskutohet për shtrëngim masash.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka thirrur në takim kryetarët e komunave.
Vitia është duke mbajtur mbledhje me kryetarët e komunave për situatën epidemiologjike në vend.
Kështu ka marrë vesh Express nga burimet e veta.
Në takim po shqyrtohen masat e reja mbrojtëse ndaj COVID-19.
Kujtojmë qe nga 13 shtatori është paraparë edhe kthimi i orës policore në vend.