Ministri Vitia: Nis investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë, mbi 750 mijë euro vlera e investimit

16:20 | 01 Dhjetor 2023
ministri-vitia:-nis-investimi-ne-kliniken-e-kardiokirurgjise,-mbi-750-mije-euro-vlera-e-investimit

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se tashmë ka nisur investimi në Klinikën e Kardiokirurgjisë dhe vlera e investimit në infrastrukturë dhe në pajisje të reja është mbi 750 mijë euro.

Në këtë shumë përfshihet sporteli rinovohet e riorganizohet, dhomat e kujdesit intensiv zgjerohen e riorganizohen, do të rinovohen sallat operative, ndërsa për stafin, arkivat, depo të barnatores dhe depo të materialit kirurgjik hapësira të reja.

“Koha e marrjes së shërbimit: Kohën e pritjes së pacientëve nga 1 vit e kemi ulur në 2 muaj. Ndërsa pas investimit, nga mesi i 2024 nuk do të ketë listë të pritjes”, ka shkruar ministri Arben Vitia.

Vitia ka njoftuar se me dyfishimin e numrit të shtretërve rritet në 400 numri i pacientëve që mund të marrin shërbime nga 300 sa ishte.

Ai ka theksuar se investimi përfshin masat për zvogëlimin e infeksioneve intraspitalore.

Komento: