Ministri Vitia: Vdekjet e dyshimta në Deçan nuk lidhen me helmim

14:10 | 13 Korrik 2021

Komuna e Deçanit e ka shpallur gjendjen emergjente pas helmimit të rreth 900 qytetarëve. Ndërsa, këtë komunë tashmë e ka vizituar edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka shkuar në Deçan pas helmimit të rreth 900 qytetarëve.

Vitia ka thënë se dy raste e vdekjes në Deçan nuk kanë të bëjnë me helmimet e fundit që kanë ndodhur në këtë komunë.

Këto deklarata Vitia i bëri në Komunën e Deçanit, ku edhe u takua me kryetarin e kësaj komune, Bashkim Ramosaj.

“Dy rastet e vdekjes nuk kanë të bëjnë fare për me situatën aktuale, me situatën e krijuar”, tha Vitia.

Ndërkohë mbi 1500 persona kanë kërkuar trajtim shëndetësor në komunën e Deçanit që nga e shtuna, nën dyshimet për helmim, ka bërë të ditur drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Deçan, Selmon Berisha.

Komento: